Futboll Seria A Sport

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Vritet me ARMË portieri I NJOHUR 27 vjeçar

Vajtim në botën e futbollit në Honduras. Oscar Sein Munguia Zelaya, portier i dytë i Club Deportivo y Social, 27 vjeç, është vrarë pas disa të shtënave me pistoletë pas një zënke në një bar të hotelit “La Ceiba” për motive të dobëta. Sipas policisë, një klient ka dalë nga dhoma e pasme dhe ka gjuajtur pas shpine portierin.

27 vjeçari, profesionist që prej vitit 2010, vidq në vend pas të shtënave. Vrasësi më pas është zhdukur dhe është ende në arrati, edhe pse autoritetet policore vijojnë të besojnë se do ta gjejnë vendndodhjen e tij dhe do ta arrestojnë për shkak se dikush e ka parë falë kamerave që ndodhen në ambientet e brendshme të hotelit. “Vogëlushi im ishte një fëmijë special”, janë fjalët e nënës së të pafatit të shprehura për Tele Progreso Honduras.

Related posts

NDESHJA NDAJ ATLETICO MADRID/ Valverde me kritika: S’më pëlqen formati, nuk mendoj se…

Delo.autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Barcelona me formacion 4505 milionë eurosh (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Qeveria italiane merr vendimin, nga kjo fundjavë tifozeria në stadiume do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment