Bundesliga Futboll Sport

SUPERSFIDA/ Gjermania tronditet në fund, Holanda fiton grupin dhe spektaklin

Holanda ka përmbysur disavantzhin e dyfishtë ndaj gjermanëve në minutat e fundit të ndeshjes duke barazuar 2-2 në një ndeshje fantastike. Me këtë fitore, Holanda ngjitet në vend të parë të grupit 1 të League A duke kaluar në fazën finale të kompeticionit.

Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen duke ushtruar presion të lartë dhe duke qarkulluar shumë shpejtë topin kur e ka në zotërim. Holanda duket e hutuar në minutat e para dhe ndëshkohet nga Timo Werner në minutën e 9’. Sulmuesi gjerman lëshon një goditje të bukur nga distanca duke kaluar të tijtë në avantazh. Loja mbytëse e gjermanëve është e papërballueshme për miqtë të cilët pësojnë golin e dytë në minutën e 20’.

Ishte një gol tipi gjerman: Hummels pason te Kroos, Kroos te Sane i cili brenda zonës godet me shpejtësi topin që devijohet nga një nga mbrojtësit përpara se të përfundojë në rrjetë. Një Gjermani energjike dhe nënshtruese. Kishim kohë pa e parë një Gjermani të tillë, mbase që nga ndeshja me Spanjën në mars. Holanda e ka shumë të vështirë të reagojë, ndërkohë që Gjermania vazhdon të krijojë mundësi me Gnabry dhe Werner, por pjesa e parë përfundon me avantazhin e dyfishtë të vendasve.

Holanda mundohet të reagojë pas pushimit dhe arrin të shqetësojë portierin Neuer, por vetëm nga distanca. Gjermania mbetet e rrezikshme me kundërsulmet e shpejta dhe mund të kishte thelluar rezultatin. Teksa dukej sikur vendasit kishin gjithçka nën kontroll, Holanda ngushton diferencën me mesfushorin Promes i cili shënon me një goditje fantastike nga distanca. Dhe në minutën e parë të kohës shtesë holandezët kanë barazuar gjithçka me Virgil van Dijk. Mëkat, pasi vendasit dominuan për 80 minuta ndeshjen, por mungesa e përqendrimit i ka kushtuar fitoren.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Republika Çeke ka mposhtur 1-0 Sllovakinë, ndërsa Danimarka ka barazuar 0-0 me Irlandën. Edhe Bullgaria ka barazuar brenda ndaj Sllovenisë 1-1 duke mbetur në vend të dytë, ndërsa sllovenët në të fundit. Qipro ka pësuar një humbje 2-0 brenda ndaj Norvegjisë që ngjitet në vend të parë të grupit 3 të League C. Maqedonia ka shkatërruar Gjibraltarin 4-0 në Shkup duke mbyllur fazën e grupeve me pesë fitore. Lichtenstein ka barazuar 2-2 ndaj Armenisë.

Related posts

FOTO/ Njihuni me karikaturën e ditës nga Goal.com

Q.Autor

(FOTO) Formacioni ideal nga Ricardo Kaka, dominojnë milanistat

Q.Autor

SFIDA ME JUVENTUS/ Zëvendësi i Simeones “ndez” sfidën: Më mirë të vdesim me një shigjetë në gjoks, se në b*thë

Delo.autor

Leave a Comment