Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Teuta nuk e lëshon “fronin”, Partizani ngjitet i dyti. Ja renditja…

Është mbyllur dhe java e 27-të në Kategorinë Superiore, teksa kampionati tashmë ka hyrë në një fazë tepër kulminante! Kanë mbetur edhe 1 fazë nga fundi dhe rivaliteti si për kreun ashtu edhe për mbijetesën duket mjaft i ethshëm.

Renditja pas 27-javësh kryesohet nga Teuta me 49 pikë. Menjëherë pas skuadrës durrsake vijnë Partizani dhe Vllaznia, të cilat ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me 47 secila.

Me 1 pikë në dy ndeshje skuadra e Laçit humbet shumë terren, duke u pozicionuar në vendin e 4-ët në kuotën e 45 pikëve. Tirana me barazimin në Korçë shkon në kuotën e 42 pikëve dhe tani hedh sytë nga kupat e Europës.

Situatë më ndryshe për skuadrën e Kukësit, e cila me fitoren ndaj Kastriotit këtë javë gjen një lloj qetësie dhe largohet nga zona ‘’play-out’’. Ndërkohë surpriza e fundit të tabelës është Skënderbeu,ka arritur të rikuperojë një sasi të konsiderueshme pikësh teksa tani shpresat për të qëndruar në Superiore janë vërtetë të mëdha. Korçarët renditen në vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të, vend ky që të siguron zonën e ‘’play-out’’. Renditjen e mbyll Apolonia, e cila ndodhet në vendin e fundit në kuotën e 17 pikëve.

Kategoria Superiore

Java 27 (10-11 prill)

Të shtunën

Kastrioti-Kukësi 0-3

Eze 50’, 59’, Lulaj 71’

Apolonia-Teuta 0-2

L.Vila 19’, Bregu 55’

Laçi-Vllaznia 0-0    

Skënderbeu-Tirana 0-0

Sot

Partizani-Bylisi 3-0

Zhunior 1’, Asani 69’, Çinari 84’

Related posts

Tifozët non grata, Tirana kërkon takim urgjent me drejtuesit e Policisë

Sadik.Autor

Starova: Ndaj Lushnjës nuk është ndeshje kthese, kemi humbur 2 herë shansin për vendin e tretë

Q.Autor

Idea brilante e organizatorëve rus, ujë dhe vanilje për tu mbrojtur nga…

Sadik.Autor

Leave a Comment