Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ Luhet dueli i 239-të, shikoni statistikat për Derbin e Italisë…

Ky i sotmi do të jetë derbi numër 239 mes Interit dhe Juventusit, duke llogaritur të gjithçka kompeticionet, në Itali dhe në arenën ndërkombëtare. Bilanci flet në favor të “Zonjës së Vjetër” me 108 fitore, 58 barazime dhe 72 suksese zikaltër.

– Libri i Artë i Kupës së Italisë thekson se Juventusi ka fituar 13 herë këtë trofe (kryeson shumë e shkëputur renditjen), ndërsa Interi është e treta me 7 triumfe.

– Zikaltrit nuk fitojnë një Kupë Italie që prej sezonit 2010-2011, ndërsa bardhezinjtë nuk ngrenë këtë trofe që nga sezoni 2017- 2018.

– Përballja e sotme do të jetë e 32-ta në total për Kupën e Italisë, mes Interit dhe Juventusit. Bilanci flet në favor të klubit bardhezi me 14 fitore kundrejt 10 të zikaltërve, ndërsa barazimet janë 7. Për sa i përket golavarazhit, edhe këtu janë torinezët në avantazh me 48 gola të realizuar, kundrejt 38 të milanezëve.

– Ky do të jetë derbi i dytë sezonal i Italisë mes Interit dhe Juventusit, pas atij të luajtur në kampionat më 17 janar dhe të fituar nga zikaltrit 2-0. Ndërkohë, pas duelit të sotëm do të luhen edhe dy përballje të tjera mes këtyre dy skuadrave: gjysmëfinalja e kthimit në “Allianz Stadium” më datë 9 shkurt 2021, si dhe ndeshja e kthimit në kampionat, sërish në Torino, më datë 16 maj 2021.

– Interi dhe Juventusi janë dy nga 4 formacionet lider (plus Bolonja e Milan) për pjesëmarrjen në Kupën e Italisë (73 herë në total).

– Nga futbollistët në fushë e deri në raundet drejtuese, ish-ët e ndeshjes janë…. : nga juventinët që kanë veshur ose kanë punuar për bluzën zikaltër janë trajneri Andrea Pirlo dhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi. Ndërkohë, në radhët e milanezëve, në Torino kanë luajtur ose punuar trajneri Antonio Konte dhe administratori i deleguar, Xhuzepe Marota si dhe mesfushori Arturo Vidal.

Related posts

Nuk e ka pasur të preferuar/ Por ja pse e mban Ronaldo fanellën me numër “7”

Isa.Autor

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Delo.autor

“ÇFARË DREQIN SHIKON”/ Boateng “çmend” rrjetet sociale me “Ibrahchallenge” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment