Futboll La Liga Sport

Zbulohet PAKTI SEKRET te Barça, Rakitic refuzon PSG-në

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ylli kroat Ivan Rakitic u bind të refuzojë ofertën tunduese të Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës falë një pakti të bërë kokë më kokë me trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, që i premtoi se do të ishte një titullar i padiskutuar në formacionin e katalanasve.

 

30-vjeçari Rakitic, ishte subjekt i një oferte marramendëse nga ekipi i Ligue 1, prej plot €90 milionë në fund të gushtit, vetëm pak ditë para përfundimit të afatit të merkatos verore. Kjo pas katër sezonesh fantastike me blaugranat. Referuar raportimeve të “Sport”, trajneri Valverde siguroi qëndrimin e mesfushorit te Barça, duke i premtuar atij se do të mbetej gjithmonë pjesë e formacionit blaugrana. Konkretisht Rakitic ka qenë 11 herë në formacionin e Barcelonës në këtë sezon.

Related posts

Cristiano Ronaldo-Juventus/ Agjenti i lojtarit SOT ndahen “hesapet” me Real Madridin

Isa.Autor

LIGA E AUSTRALISË/ Shikojeni si e thyen shtyllën e portës ky lojtar (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE: Marcel Zabitzer huazohet te Manchester United

F.autor

Leave a Comment