Të tjera

Sebastien Ogier kampion bote në garat rally, titulli i gjashtë radhazi

Piloti francez Sebastien Ogier është shpallur kampion bote në garat rally për vitin 2018, titulli i gjashtë kampion radhazi për 34-vjeçarin. Një sukses që e afron Ogier gjithnjë e më shumë me patriotin e tij Sebastian Loeb, që mban rekordin e 9 titujve kampionë në këtë sport.

Ogier, që piloton makinën Ford Fiesta, në garën e fundit të zhvilluar në Australi u klasifikua në vendin e pestë, pozicion që i mjaftoi për t’u shpallur kampion bote dhe për të festuar titullin e gjashtë. Ndërsa dy kandidatët e tjerë për titullin kampion, Thierry Neuville dhe Ott Tanak, u tërhoqën nga kjo garë.

Në Botërorin për konstruktorë, titullin kampion bote për vitin 2018 e fitoi makina Toyota. “Ky ishte një sezon shumë i vështirë. Jam krenar për skuadrën time, që e falënderoj për punën e madhe që ka bërë. E dija që do të ishte e vështirë të shpallesha kampion, por asnjëherë nuk hoqa dorë dhe arrita të triumfoj në garën e fundit”, tha Ogier.

Related posts

SUPERSFIDA/ Dana White mohon zërat për duelin McGregor-Cerrone: Nuk ka asgjë të vërtetë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Jo më gabime, këtë herë nuk duhet ta dorëzojmë kreun

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Europiani 2021: Shqipëria humbet sfidën e parë eliminatore ndaj Rumanisë

Delo.autor

Leave a Comment