Futboll Sport

DREJTORI TEKNIK i LA Galaxy, Kirovski: Duam ta mbajmë Ibrahimovicin

Drejtori teknik i LA Galaxy, Jovan Kirovski “po punon për të siguruar” që synimi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic të vazhdojë qëndrimin në MLS.

Sulmuesi suedez ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm në Amerikë, por ai është lidhur me një rikthim tek kuqezinjtë.

Besohet se klubi janë takuar me agjentin e tij Mino Raiola sot në mëngjes, por Galaxy nuk do ta lejon atë bash lehtë për t’u larguar.

“Ibrahimovic është një lojtar fantastik për ne dhe për tërë MLS’së”, tha Kirovski për Sky Sport Italia dhe Gianluca Di Marzio.

“Ai është lojtari më i mirë që ka ardhur deri tani në ligën e Amerikës. Ai është ‘vrasës’, ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të shënojë gola”.

“Kontrata e Ibrahimovic nuk ka skaduar, ai ka edhe një vit kontratë me ne. Ne dëshirojmë ta mbajmë atë të lumtur në skuadrën tonë dhe po punojmë që ai të vazhdojë dhe të luajë për Galaxy”.

“Ai është lojtar special, unik për ne. Për të shënuar shumë gola dhe për të bërë aq shumë asiste në moshën e tij, pas lëndimit në Manchester United, është e jashtëzakonshme”.

“Ka shumë lojtarë të shkëlqyer, por asnjë nuk është si ai”.

Related posts

PËRPLASI TRAJNERIN REJA NË TOKË/ Reagon lojtari i Çekisë: E pashë në momentin e fundit dhe…

Delo.autor

PA MESSIN NË FUSHË/ Ky është rezultati i Argjentinës në miqësoren me Kilin

Delo.autor

“KUMBULLA MË I FORTË SE DE LIGT”/ Rrahmani çon në qiell shqiptarin

F.autor

Leave a Comment