Futboll Sport

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Bledar Kola refuzon stolin e Panuccit

Bledar Kola nuk e merr në konsideratë idenë për të drejtuar përfaqësuesen shqiptare të futbollit pasi të largohet Christian Panucci.

Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ka ndërtuar një karrierë në Greqi që në fillimin e viteve ’90, fillimisht si lojtar e tani si trajner, ka konfirmuar për mediat greke se është i përkushtuar tërësisht ndaj punës së tij si zëvendëstrajner tek AEK-u.

Ai nuk ka dashur të diskutojë detajet e bisedimeve me Dukën, pro ka theksuar se është i përkushtuar ndaj projektit 4-vjeçar që kanë filluar në klub.

“Përtej respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë që kemi për njëri-tjetrin me presidentin Duka, ashtu si edhe dëshirës së përbashkët që kemi prej kohësh për një bashkëpunim në ekipin kombëtar në të ardhmen, nuk ka asgjë reale që duhet diskutuar apo përmendur”, tha Kola.

“Unë jam i përkushtuar plotësisht te projekti i AEK-ut dhe te bashkëpunimi 4-vjeçar me trajnerin dhe mikun tim Mario Ozunidis”, theksoi ai.

Gjithsesi, Kola shpreson që Shqipëria, me apo pa Panuccin, të dalë sa më shpejt nga kriza.

“I uroj Kombëtares të kalojë këtë periudhë të vështirë dhe jam i sigurt se presidenti dhe kolegët e tij do të marrin vendimet e duhura”, ishin fjalët e tij për median greke.

Related posts

NJË NGA LOJTARËT E PAFAT NË SUPERIORE/ Përkeqësohet situata tek Partizani, Telushi drejt operacionit në…

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcim në sulm për Partizanin, të kuqtë firmosin me ëndrrën e vjetër të Tiranës

F.autor

Valverde: Presim ndihmë të madhe nga Coutinho, shpresoj që…

Q.Autor

Leave a Comment