Futboll Seria A Sport

KRIZA INTER-CARDI NUK KA FUND/ Wanda Nara “PLAS BOMBËN”, ja çfarë zbulon

Kriza mes Mauro Icardit dhe Interit duket se nuk do të ketë fund. Shkak është bërë sërish agjentja e futbollistit, Wanda Nara, e cila ka bërë një tjetër “perlë” në lidhje me të ardhmen e bashkëshortit të saj.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Nara ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Realin e Madridit dhe Juventusin për Mauro Icardin dhe se gjithçka do të zyrtarizohet në të ardhmen.

Reali i Madridit më ka kontaktuar. Ndoshta koha do të më japë të drejtë, ashtu siç bëra kur thashë se kishte interes të fortë nga një ekip italian (J). Më trajtuan si një gënjeshtare  dhe një muaj më vonë drejtuesi sportiv i tyre e rrëfeu atë.”-shkuajti Nara në “Twitter”.

Gjithashtu, Nara ka postuar edhe disa fotografi të Icardit duke derdhur lot me fanellën e Interit, episode që lënë gjithçka në ajër: largim apo dëshirë për të qendruar me ngjyrat zikaltër.

Related posts

SKRINIAR LARG PSG/ Mbrojtësi drejt transferimit në Stamboll

F.autor

ZYRTARE/ Florian Marku nuk pret për të mbrojtur titullin kampion, boksieri zbulon “viktimën” e radhës (FOTO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSI/ Brdaric: Treguam mungesë durimi, shpresoj që ndeshjen e ardshme…

Delo.autor

Leave a Comment