Futboll Sport

“TURQIA KA LOJTARË ME EKSPERIENCË”/ Trajneri De Biasi: Pikat e dobëta? Tingëllon e çuditshme, por ata kanë…

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi i cili aktualisht është teknik i Azerbajxhanit tregon në një intervistë për “TuttoSport” sesi Italia duhet të përballet me Turqinë, ku në 27 maj kishte kundërshtar në miqësore pikërisht kombëtaren ballkanase:

“Është një kombëtare që ka lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare si Jilmaz, Xhelik, Jazixhi i cili ka fituar dhe kampionatin në Francë me skuadrën e Lilës. Ndërkohë Hakan Çalhanollunë e njohim të gjithë. Më kanë bërë përshtypje shumë të mirë, Jilmaz është udhëheqësi i tyre.

Mesfushorët Jokuslu dhe Tufan janë shpirti i kësaj skuadre.

Pikat e dobëta? Në mbrojtje nuk janë të fortë. Tingëllon e çuditshme, por mua nuk më kanë bërë përshtypje. Demiral nuk është në momentin e tij më të mirë, ndërsa Sojunxhu ka luajtur shumë ndeshje me Leisterin dhe në hapësirat e lëna bosh mund të rezultojë shumë në vështirësi.”

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht Brescian me goleadë, askush si “zikaltrit” në Europë

Delo.autor

Rikthehet Neymar, gati për finalen e Kupës së Francës

Sadik.Autor

E PARITUR/ INTERI përgatit SUPER goditjen në merkaton e janarit, por Man United ka një ide…

Isa.Autor

Leave a Comment