Bundesliga Futboll

Rinovimi/ Bayern Munich merr vendimin për dyshen Robben-Ribery

Dyshes së Bayern Munichit, Arjen Robben dhe Franck Ribery, u skadojnë kontratat në “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni.

Kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se gjiganti gjerman do të mbajë bisedime serioze me dyshen me përvojë.

Robben, i cili mbush 34 vjet në janar, ka thënë muajin e kaluar se pensionimi është opsion për të.

Ndërkohë, Ribery e ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë për edhe tri vite tjera dhe më pas të pensionohet në Bayern.

“Franck dhe Arjen kanë histori të madhe këtu dhe e dimë çka kemi me ta. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne. Është më rëndësi se si vazhdojnë ata. Por, nuk do të vendosemi në të ardhmen e afërt për këtë, edhe pse do të ketë bisedime serioze. Të themi në fillim të pranverës”, ka thënë ai.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Ja formacioni i FRIKSHËM që mbeti JASHTË në nominimin e trofeut PRESTIGJOZ

Isa.Autor

ZYRTARE/ Largohet nga Dortmundi, Schurrle befason me klubin e ri

Sadik.Autor

FIORENTINA-MILAN/ Gafë qesharake në mbrojtje, Duncan ndëshkon “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment