Futboll Shqipëri Sport

KUQEZINJTË E VEGJËL/ Rumania merr hak, na mund MINIMALISHT në Fier

Shqipëria U19 ka luajtur sot miqësoren e dytë në Fier kundër Rumanisë, në një sfidë të luajtur mes lojtarësh 16 dhe 17-vjeçarë, sepse të dyja palët po provojnë lojtarët e së ardhmes.

Në miqësoren e parë fitoi Shqipëria 1-0, me gol të shënuar nga Bullari me 11-metërsh, ndërsa këtë radhë Rumania ka marrë hak, duke fituar 1-0, me gol të shënuar në minutën e 51-të.

Një ndeshje me ritëm të ulët dhe e luajtur në terren të rënduan nga shirat, ndërsa të dyja palët bënë shumë prova, duke bërë zëvendësime të shumta.

Në fundin e ndeshjes Rumania mori edhe një karton të kuq, por nuk pati më gol.

Related posts

Vllaznia pranë katastrofës, Luftëtari jep leksione futbolli

Sadik.Autor

VUAJTEJET MIZERABËL/ Ylli i BRAZILIT: Kthehesha në KËMBË nga stërvitja, kam shitur…

Isa.Autor

Arsenal godet në merkato, transferon talentin 17-vjeçar të Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment