Futboll Shqipëri Sport

STAROVA “TRADHËTON” VETEN: Koha e Panuçit i gjeti të gjithë rezerva, duhet të rregullojë…

Pas takimit Sulejman Starova është shprehur se sido që të jetë, kjo fitore është me vlera morale. “Pa e analizuar lojën, fitorja ka vlerën e vetë. I bën shumë mirë lojtarëve. Kjo është vlera kryesore. Ekipi u shfaq difensiv, ishte inferior. Kundërshtari krijoji 4 raste të pastra. Edhe pjesa e dytë kështu filloi, por pas momenit të penalltisë mund të shënonim edhe golin e dytë. 30 minuta i kemi bërë siç i kemi mundësitë”

“Një nga arsyet kur mbrojnë Panuçit janë mungesat. Mavraj humbet vendin, Sadiku dhe Roshi të dëmtuar. Koha e Panuçit i gjeti të gjithë senatorët rezerva. Panuçi duhet të rregullojë marrdhëniet me mediat dhe me njerëzit.”

Starova

PËRPARA TAKIMIT
Në studion e TVSH-së, përpara takimit miqësor mes Shqipërisë dhe Uellsit, trajneri Starova ka komentuar zgjedhjet e italianit të kombëtares sonë.

“Panuçi ka bërë një formacion për veten e vet. Për të mos humbur. Pasi ka djem të tjerë që duhet t’i kishim parë në fushë. Për momentin që po kalon Panuçi ka në plan të parë rezultatin në këtë miqësore. Kërkon patjetër një rezultat pozitiv për të kaluar këtë situatë.” është shprehur Starova.

Gjithshtu ai është shprehur edhe për temën e një trajneri të. “Panuçi ishte një trajner pa CV. Është bërë gabim në përzgjedhje. Kombëtares sonë, në këto momente që ka një brez të dobët, i duhet një trajner shumë i mirë, që ai që vjen mos t’i diskutojë njeri meritat e tij. Duhet një trajner që ka dhënë rezultate, për të përgatitur brezin e ri. Po iu kujtoj se De Biazi ka bërë qejf 2 vjet te ne, ka ndenju pa objektiva. Edhe Murinjo të jetë ketu nuk ka çfarë të bëj”, përfundoi Starova.

Related posts

​Juventusi e barazon rezultatin, shënon golin Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

“FITOI RIKTHIMI I JETËS SPORTIVE NË DURRËS”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Ja çfarë nuk bëmë mirë …

Delo.autor

E PABESUESHME/ Rabiot shënon autogol, PSG-ja befasohet nga Rennes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment