Futboll Sport

PRAPASKENA/ “Duka ndërhyri te FIFA”, ish-presidenti i Federatës Italiane: Ja si na e bllokoi De Biasin…

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekoi tregoi për herë të parë se presidenti i FSHF-së Armand Duka bllokoi nëpërmjet FIFA-s firmosjen e Xhani De Biazit si trajneri Italisë në vitin 2016.
tavekio
Në një prononcim të fundit për “Radio Punto Nuovo”, 77-vjeçari tregoi se pas rënies së kandidaturave të Kapelos dhe Donadonit, dy emrat e tjerë ishin De Biazi dhe Xhan Piero Ventura. Ish-politikani Tavekoi shprehet se presidenti i FSHF-së Duka ndërhyri te FIFA, e cila nuk autorizoi ish-trajnerin e Shqipërisë të merrte drejtimin e 4 herë kampionëve të botës. Në këtë mënyrë, Ventura u emërua trajner i “të kaltërve” në vitin 2016.

“Fillimisht i kërkova Kapelos të bëhej trajneri i Italisë. Gjërat dukeshin se po shkonin në drejtimin e duhur, por ai ndryshoi rrugë. Unë i ofrova 4 milionë euro. Donadoni ishte kandidatura e dytë, por presidenti i Bolonjës refuzoi. Mbetën De Biazi dhe Ventura. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ndërhyri te FIFA dhe bllokoi De Biazin. Presidenti i Komitetit Olimpik Italian më telefoni. Kisha marrëveshjen që Marçelo Lipi të emërohej drejtor teknik i kombëtares sonë dhe Ventura trajner. Por, ky kishte konflikt interesi me të birin, Daviden. Autoritetet e sigurisë financiare erdhën për të kontrolluar, por nuk gjetën asnjë shkelje”, u shpreh ish-presidenti i Federatës italiane Karlo Tavekio.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një volejbolliste shqiptare luan në finalen e Champions

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Mbrojtja e “Kuqezinjve” në gjumë, ylli Immobile nuk fal dhe rihap sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

GIROUD SHKRUAN EMRIN ME “GËRMA TË ARTA”/ Në kombëtaren e Francës, ia kalon dhe Zidanit

Isa.Autor

Leave a Comment