Futboll Sport

XHAKA “TRULLOS” BALE/ Momenti që bëri jehonë në mediat spanjolle (VIDEO)

Prania e Gareth Bale i ka dhënë më shumë vëmendje mediatike ndërkombëtare miqësores së të martës mbrëma, luajtur në “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Uellsit, e fituar nga kuqezinjtë tanë, 1-0, falë golit me penallti të Bekim Balajt.

Kështu ka bërë edhe sportivja spanjolle, pranë Real Madridit, “AS”, e cila ka publikuar një video, që i referohet një momenti nga ndeshja në fjalë, ku Taulant Xhaka turpëron Gareth Bale, sipas saj, duke ia kaluar “zhdukur topin”.

“Bale, më shumë Bale se kurrë: veprimi që e turpëroi yllin e Uellsit” – është titulli i video-shkrimit, që shoqërohet edhe me një sqarim të shkurtër: “Shumë tifozë të Uellsit kanë treguar pakënaqësi me yllin e tyre të nivelit të lartë, pasi e kanë parë këtë video të miqësores kundër Shqipërisë, ku Taulant Xhaka “ia zhduk” topin atij”.

Related posts

FA Cup / Rochdale bën mrekullinë, gjithçka do të vendoset në “Wembley”

Q.Autor

E BUJSHME/ Federata Skoceze paralajmëron kombëtaren e saj ç’e pret në Shqipëri

Isa.Autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT TË FEMRAVE/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment