Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Shitja e Dembélé ka një “KURTH” prej 40 milionë eurosh

Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan sot se Barcelona do të kishte një problem të madh, në rastin e shitjes së Ousmane Dembélé. Sjellja e futbollistit francez është ende një dhimbje koke për menaxhmentin e klubit katalanas, i cili ka paguar 105 milionë euro për të te Borussia Dortmundit, në ditën e transferimit, ndërsa këtij operacioni i shtohen një seri bonusesh të tjera për golat e shënuar etj.

Pikërisht këto klauzola mund ta bëjnë Barcelonën të mendojë dy herë, kur të përpiqet ta shesë francezin. Dembele ka një kontratë deri më 30 qershor 2022, data në të cilën do të rishikohet nëse ajo është në përputhje me shpërblimet e marrëveshjes fillestare.

Në atë kohë, ekipi gjerman (Borussia Dortmund) do të mund të marrë para të tjera për golat e shënuar nga kampioni i botës me Francën. Por, në rast të transferimit para kësaj date, Borussia Dortmund automatikisht do të hyjë në pagesën e të gjitha klauzolave, sikur të ishin përmbushur. Dhe mes tyre, shuma e përfitimit në këtë rast arrin në 40 milionë euro.

Duke parë të ardhurat, që mund të gjenerojë Barcelona nga shitja e Dembele, ndoshta nuk do ta kompensonte dot atë atë. Në qoftë se marrim për shembull 65 milionë euro sa thuhet se mund të ofrojnë Liverpool dhe Arsenal, dy klubet angleze të interesuara për lojtarin në fjalë, klubi katalanas do të humbiste 80 milionë euro, më shumë se gjysma e investimit të bërë një vit e gjysmë më parë. Një “gropë” e madhe financiare, që do ta bënte Dembele transferimin më të dështuar për Barcelonën.

Gjatë disa ndeshjeve të fundit me “gjelat”, ai ishte 25 minuta në fushë, në humbjen e Francës kundër Holandës, në të cilën mori edhe karton të verdhë. Francezi ka hënuar këtë sezon gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste me fanellën blaugrana, në pesëmbëdhjetë ndeshje. Duke iu referuar “kurthit” prej 40 milionë eurosh në kontratë, Barça tani ka një arsye tjetër për t’i dhënë Dembélé një shans të dytë.

Related posts

Florentino Perez: 2017 ka qenë viti më i mirë i historisë 116-vjeçare të Real Madrid

Sadik.Autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Alarm humbjesh në kampionatin italian, mungojnë 600 milionë euro

Delo.autor

“PËRPLASJE” PËR MILIONAT/ Guardiola thumbon United. Mediat “masakrojnë” Chelsea-n

F.autor

Leave a Comment