Bundesliga Futboll Sport

DUAN TITULLIN/ Bayern Munich “hedh grepat” në Madrid për zëvendësuesin e James

Priten shumë skarcime te Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, sepse synimi i drejtuesve të klubit bavarez është një rimodelim i gjerë i skuadrës. Një nga largimet është paralajmëruar të jetë James Rodriguez, gjithashtu edhe krahu i majtë do të mbetet pa Arjen Robben.

Disa media gjermane tashmë po flasin për zëvendësuesit e tyre të mundshëm dhe dy lojtarë që luajnë në Madrid aktualisht dalin në listën e dëshirave për përforcime të klubit nga “Allianz Arena”. Ato janë Saul i Atletico Madrid dhe Asensio i Real Madrid.

Situata me të parin duket shumë e komplikuar, sepse deri më tani, gjithmonë klubi i tij iu ka thënë “jo” ofertave të mbërritura. Nga ana e tij, lojtari i Real Madridit duket se e sheh këtë mundësi me sy të mirë, pasi nuk ka hapësirat e duhura në “Santiago Bernabeu” dhe nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Solari.

Related posts

NGA KOMBËTARJA NË BURG/ Historia e trishtë e ish-portierit meksikan Omar Ortiz Uribe

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Gega: Nuk pati përqendrim të duhur, shpresojmë të…

Delo.autor

PAS 3 SEZONESH ME INTER/ Joao Mario nis aventurën e re tek klubi turk…

Delo.autor

Leave a Comment