Futboll Seria A Sport

CUTRONE “FËRKON DUART”/ “Golden Boy” zbulon pesë finalistët, kërkohet pasardhësi i Mbappe

Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Patrick Cutrone (AC Milan), Matthijs de Ligt (Ajax), Justin Kluivert (AS Roma) dhe Vinicius Jr (Real Madrid) janë pesë finalistët për “Golden Boy”, çmimi që jepet nga e përditshmja italian “Tuttosport” për lojtarin më të mirë Under 21 të vitit. 35 gazetarë të gazetave më prestigjioze europiane do të kenë kohë të votojnë deri në fundin e muajit.

Fituesi parë i këtij çmimi ka qenë Rafael van der Vaart (2003), ndërsa vitin e kaluar ka fituar ylli i PSG-së dhe kampioni i botës Kylian Mbappe. Mes fituesve të tjerë janë edhe Rooney (2004), Fabregas (2006), Aguero (2007), Pogba (2013) dhe Leo Messi (2005).

Fituesi do të shpallet 17 dhjetorin e ardhshëm në mbrëmjen gala që do të zhvillohet në Torino. Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të jepet edhe një çmim i veçantë “Golden Boy”, që do të përzgjidhet nga një “juri popullore”. Nëpërmjet faqes “tuttosport.com”, në fakt, kushdo mund të votojë për lojtarin e preferuar mes kandidatëve.

 

Related posts

PLAS SKANDALI/ Futbollisti i njohur filmohet duke bërë SEKS ME DY GRA, video qarkullon në…

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Kamera e fshehtë, publikohen pamje nga provimi farsë i Luis Suarez (VIDEO)

Delo.autor

PASI PËSOI NJË SULM NË ZEMËR/ Iker Casillas merr një tronditje tjetër të fortë

Delo.autor

Leave a Comment