Futboll Kombëtarja Sport

PO SHKËLQEN TEK ATALANTA/ Berat Gjimshiti merr vendimin për të ardhmen

Berat Gjimshiti është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra e Atalantës në Serinë A, teksa ndeshjen e fundit ndaj Interit, përveç se e nisi ndeshjen si titullar, mbrojtësi shqiptar gjeti dhe rrugën e rrjetës në fitoren 4-1.

Ndërkohë ditën e sotme, mediat italiane raportuan se 25-vjeçari, ka rinovuar edhe për  të paktën dhe 1 sezon me zikaltërit, pasi kujtojmë që kontrata e tij përfundonte në fund të edicionit.

berat gjimshiti

Shqiptari ka fituar besimin e trajnerit Gasperini, i cili ka këmbëngulur që Gjimshiti të rinovojë me skuadrën e Atalantës. Kujtojmë që mbrojtësi u largua pak ditë më parë nga grumbullimi i ekipit Kombëtar dhe nuk ishte i gatshëm në ndeshjen e djeshme ndaj Uellsit për shkak të një dëmtimi.

Related posts

Arsenal dhe Tottenham në garë për talentin brazilian

Q.Autor

E BUJSHME/ Futbollisti i Shqipërisë te Juventusi në muajin janar, zbulohet strategjia e “Zonjës së Vjetër”

F.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Kraiovës: Nuk mund të gabojmë, duam fitore

Delo.autor

Leave a Comment