Futboll Seria A Sport

SHIFRA REKORD TEK INTER/ Conte më mirë se “Special One”, sekreti janë… pjesët e dyta

Një skuadër, Interi i Antonio Kontes, që duket e papërmbajtshme. Në Torino, kundër “Demave” është regjistruar fitorja e tetë radhazi në kampionat që ka zgjeruar akoma më shumë gërshërën mes vetes dhe ndjekësve. Tri pikë më shumë në historinë e Kontes interist, i cili tani pas vetëm thuajse dy vitesh si zikaltër ka hyrë në historinë e klubit.

Mbi mesataren e pikëve për ndeshje, të llogaritur për të gjithë trajnerët e Interit (me së paku 30 pankina si zikaltër) nga momenti kur fitorja vlen 3 pikë (me të dhënat e “Opta”-s) Konte nuk mposht… Konten, por i shkon pranë. Me 2.41 pikë mesatare për ndeshje, në fakt, sezoni aktual zikaltër është i treti më i mirë i të gjithë kohërave për trajnerin në nëntë vitet e fundit të karrierës së tij. Herët e vetme që ka mbyllur sezonin me një mesatare pikësh më të lartë kanë qenë ato me Juven në edicionin 2013-’14 (2.68) dhe me Çelsin në atë 2016-’17 (2.45). Kalon kështu Zhoze Murinjon, pra, pavarësisht se ka zhvilluar një numër më të vogël ndeshjesh në stolin e Interit. Askush nuk është paraqitur më mirë krahasuar me trajnerin aktual zikaltër në 25 vitet e fundit të historisë së klubit.

SUPER PAS DALJES NGA DHOMAT E ZHVESHJES – Ndërkohë, “Tuttosport” ka përmbledhur ditën e djeshme një seri statistikash të grumbulluara nga Konte që tregojnë impaktin e trajnerit në futbollin italian. Pesëqind ndeshje me klube me atë të së dielës së kaluar dhe 294 fitore, thuajse 60%. Një fetë e së cilës në 20 ndeshjet e fundit ku Interi ka grumbulluar 53 nga 60 pikët në gatishmëri. Humbja ndaj Sampdorias dhe barazimet me Romën dhe Udinezen, të gjitha në transfertë, kanë thyer hegjemoninë në pjesën e dytë të fazës së parë, ajo e kthimit është ende e pastër. Kështu, në këtë hark kohor, zikaltrit kanë fituar tetë pikë ndaj Juventusit dhe 14 mbi Milanin dhe Atalantën. Shifra mes shifrave, 45 nga 65 golat aktualë (sulmi më i mirë i kampionatit) janë shënuar në pjesën e dytë. Askush mes pesë kampionateve kryesore europiane nuk ka bërë më mirë, Bajerni është i ndalur në fakt në 41.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një gafe në mbrojtje, mesfushori Dolberg bën heroin ndaj Uellsit (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKON YLLIN ARGJENTINAS/ Pavel Nedved: Në vitin që kaloi ka shënuar më shumë, por ka…

Delo.autor

NJË NGA ZBULIMET E SEZONIT/ Nedim Bajrami mund të ndërrojë skuadër në Serinë A në janar

Delo.autor

Leave a Comment