Futboll Seria A Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Rikthimi i tij te ne? Nëse PSG na e jep falas…

Aurelio De Laurentiis ka rrëfyer konditat e rikthimit të Edinson Cavanit te Napoli. Sulmesi është përfolur kohët e fundit për një rikthim te klubi ku u bë i famshëm dhe presidenti ka shtuar entuziazmin ditën e mërkurë kur i premtoi tifozëve transferime të mëdha në verë.

“Njerëzit më flasin për merkaton e janarit, por akoma nuk kemi parë Meret, Younes, Ghoulam, Churches dhe Verdi,” shprehet De Laurentiis për Kiss Kiss Napoli.

“Cavani? Më kënaqi fakti që e takova në Paris, u përqafuam dhe e mora me vete në dhomën e zhveshjes. Është e qartë, ai ka dy djem këtu dhe si mos të marrë malli për qytetin e Napolit?

“Nëse PSG vendos të na e japë falas, ose për një shifër minimale meqë kontrata e tij është drejt fundit, dhe nëse Cavani do të pranonte një rrogë 6-7 milionë euro në vit, atëherë ai mund të rikthehet. Por duhet edhe aprovimi i Ancelotti-t.”

Related posts

“KANË KËRCËNUAR PARTNEREN TIME DHE THONË SE…”/ Thiago Mendes zbulon makthin pas dëmtimit të Neymar

Delo.autor

E PABESUESHME/ Sapo futet në fushë, Lacazette zhbllokon sfidën për Arsenal me një gol të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Gjyqtarët dhe futbollistët shkelin barin e “Air Albania”, ja çfarë është duke ndodhur në stadium (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment