Futboll Kategoria Superiore Sport

“TË GJITHA NDESHJET E MBETURA JANË SI FINALE”/ Mesfushori Murataj: Ja si e mbajmë kreun

Mesfushori i Partizanit, foli në prag të sfidës ndaj Skënderbeut që skuadra e Partizanit do të zhvillojë në Ballsh, në prononcimin për mediat, futbollisti nga Patosi, u shpreh optimist dhe beson se skuadra e tij e ka kualitetin për të fituar titullin këtë sezon.

“Të gjitha ndeshjet e mbetura janë si finale, kanë mbetur vetëm 5 sfida. E pamë edhe këtë javë që ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër Apolonisë që në letër mund të themi që ishte e lehtë, por rezultoi e vështirë, pavarësisht se ne krijuam shumë raste. Edhe me Skënderbeun do të jetë shumë ndeshje e fortë. E kemi kualitetin për ta zgjidhur edhe këtë ndeshje me fitore dhe të vazhdojmë drejt titullit kampion.

Ndihem shumë mirë që ditën e parë që kam bërë stërvitje, e ndjej veten shumë mirë, më kanë ndihmuar edhe çunat, jam ambientuar shumë mirë edhe me klubin dhe me trajnerin, mundohem që të jap më të mirën në çdo ndeshje.

Partizani ka objektiv të vetëm titullin kampion dhe të sulmojmë dhe luftojmë titullin dhe të marrim një fitore në Korçë dhe t’i fitojmë të 5-ta ndeshjet. Normale që është më e vështirë për ta mbajtur majën. Nuk kishim marrë asnjëherë këtë sezon vendin e parë vetëm, ja arritëm këtë javë, besoj se do ta mbajmë deri në fund. Arseyja si do ta mbajmë është t’i fitojmë të 5-ta ndeshjet.

Tani në fund të rëndësishme janë pikët, po t’i fitojmë të gjitha automatikisht jemi kampion, por e kemi treguar që dimë t’i bëjmë të dyja dhe lojën e bukur dhe të marrim pikët.

I druhem Partizanit, sepse duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet me seriozitet sepse në disa raste ka pasur mungesë përqendrimi, si në ndeshjen me Apoloninë që na ka barazuar në fund, apo dhe ndeshja me Skënderbeun. Këto ndodhin në futboll, por duhet të jemi më të përqendruar që mos gabojmë, sepse është fundi i kampionatit dhe nuk na lejohen gabime”, u shpreh Murataj.

Related posts

ÇFARË LOJTARI/ Djali i MALDINIT mrekullon MILANIN, i ati duartroket në tribunë (VIDEO)

Isa.Autor

MPOSHT ROMËN “NË SHTËPI”/ “Zonja e Vjetër” ruan ecurinë e përkryer në Serie A

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool kursen golat për Roma-n, barazon me Stoke në “Anfield”

Sadik.Autor

Leave a Comment