Futboll Kombëtarja Sport

14 VJEÇARI HYN NË HISTORI/ Vjen goli rekord për kombëtaren shqiptare (VIDEO)

Ndoshta librat e historisë do të tregojnë të kundërtën, por ajo që ka ndodhur sot në Shkodër me shumë gjasa është historike dhe përbën një rekord që zor se do të thyhet së shpejti për kombëtaren shqiptare.

Shqipëria U15, e drejtuar nga Eqerem Memushaj, po luan në Shkodër kundër Malit të Zi U15, takim miqësor që ka nisur me një gol rrufe.

Topi nga qendra, sulm i shpejtë dhe 14-vjeçari Melsi Cereni doli i vetëm me portierin, duke e mposhtur, me topin që e kaloi vijën fatale aq sa mjaftonte për të qenë gol i rregullt.

Gjithçka në harkun e 9 sekondave pak a shumë, një rekord i vërtetë, sepse zor se Shqipëria ka shënuar ndonjëherë gol kaq të shpejtë.

Related posts

Mancini: Dua të fitoj Kupën e Botës si trajner me Italinë!

Q.Autor

“CO I DHIMBSHËM”/ Mediat “godasin” Barçën. Benzema imiton Puskas, shkruan historinë në “Camp Nou”

F.autor

E BUJSHME/ Stop Dekretit të Rritjes në Serinë A? Më shumë goditet… Inter

Delo.autor

Leave a Comment