Futboll Futboll La Liga Sport

MERKATO/ Alex Sandro dëshiron Premier League, Juventusi piketon zëvendësuesin

Barcelona më në fund ka filluar kontaktet me Jordi Alba, për të studiuar përmirësimin financiar dhe zgjerimin në kohë të kontratës së tij aktuale, e cila përfundon në qershor 2020. Sidoqoftë, paraqitja e tij mbresëlënëse në vijimësi, duke përfshirë kthimin në kombëtaren spanjolle, Alba ka tërhequr interesin e një pjesë të madhe të klubeve të Europës.

Sipas informatave nga “Tuttosport”, mbrojtësi i Barcelonës do të jetë në axhendën e drejtuesve bardhezinj, të cilët e shohin atë si zëvendësuesin ideal për Álex Sandro. Marrëdhënia kontraktuale e brazilianit me kampionët e shumëfishtë të Seria A skadon në vitin 2020.

Futbollisti në fjalë duket i tunduar për ta vazhduar karrierën e tij në Premier League. Pra, nuk është shumë i etur për të rinovuar me “Zonjën e Vjetër”. Klubi bardhezi është duke “krehur” merkaton, në kërkim të një zëvendësuesi të duhur, me qëllim që ky krah i mbrojtjes të mos dobësohet, nëse braziliani largohet.

Nëse ndërkombëtari spanjoll nuk gjen gjuhën për vazhdimin e karrierës në “Camp Nou”, Juventusi nuk do të lejojë që opsioni “Jordi Alba” t’i shpëtojë. Në fakt, kjo mundësi nuk duket të ketë shumë shanse të bëhet realitet, pasi, përveç harmonisë mes Jordi Alba dhe Barcelonës, ​​klauzola prej 150 milionë euro është një pengesë e madhe për italianët. Juventusi, gjithashtu, mendon edhe për Marcelo, por anësori brazilian ka një kontratë me Real Madridin deri në qershor 2022.

Related posts

SUPER PUSHIMET E CR7/ Ronaldo përshëndet nga helikopteri. Cili do të jetë destinacioni i radhës? (FOTO)

Delo.autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ardian Takaj: Është shume serioze për sportin shqiptar…

Delo.autor

E FUNDIT/ Leverkusen plotëson shkresat, shitet Kai Havertz!

Delo.autor

Leave a Comment