Futboll Premier League

I mbaron kontrata në fund të sezonit, “ylli” i Manchester United drejt “divorcit”

Juan Manuel Mata dhe Manchester United do t’i ndajnë rrugët në fund të këtij edicioni.

Mesfushori spanjoll është duke luajtur stinorin e katërt me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2019 dhe është paralajmëruar largimi i tij nga ‘Old Traford’.

Sipas medieve angleze United nuk dëshiron ta humbas me parametra zero lojtarin dhe do ta vë në shitje gjatë afatit kalimtar veror.

29-vjeçarit iu është caktuar një çmim për largim prej 30 milionë eurove.

E ardhmja e reprezentuesit spanjoll duket se do të jetë në vendlindje.

Është ish-skuadra e Matas, Valencia që ka shprehur interesim për rikthimin e tij në ‘Mestalla’.

 Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Atletico Madrid dhe Napoli në Evropë.

Por Mata mund ta vazhdoj karrierën edhe në MLS, ku interesim kanë shfaqur Los Angeles Galaxy dhe Chicago Fire.

Related posts

EURO 2020/ Kosovë heroike, bie në Angli pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje

Delo.autor

“NË KONTAKTET QË…”/ Babai i Hysajt shpjegon arsyet: Nuk vë në dyshim fjalët e Ancelottit, Napoli si…

Delo.autor

I PËRGJIGJET BARCELONËS/ Kapiteni Ramos: Në vend të parë prej gjyqtarëve? Jo, kryesojmë për meritën tonë!

Delo.autor

Leave a Comment