Futboll Sport

Skandal në “Rusi 2018”, përjashtohet arbitri për korrupsion (VIDEO)

Botërori nuk ka nisur ende por kontigjenti i arbitrimit ka ndezur tashmë diskutimet. Madje, ka shënuar skandal të madh. Në vitin e eventit historik të teknologjisë, edhe në kompeticionin më madhor për përfaqësueset, përmes përdorimit të VAR (video asistentit të arbitrit), vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit ‘Rusi 2018’, skuadra me 63 asistentë e përzgjedhur për të mbështetur 36 vërshëllyesit që do të drejtojnë ndeshjet e programuara për të nisur më datë 14 qershor e përfunduar në 15 korri, ka humbur tashmë një prej anëtarëve të saj. Bëhet fjalë për kenianin Aden Marwa, i përjashtuar me efekt të menjëhershëm për shkak të korrupsionit.

Ishte ‘BBC’ që tronditi fuqishëm botën e futbollit përmes një hetimi 2-vjeçar, të publikuar me një video ku përmblidhen pamjet filmike që dëshmojnë ndër të tjera se si asistenti Marwa, ka pranuar propozimin e një gazetari ganez të infiltruar si anëtar i FIFA-s, duke përvetësuar shumën prej 500 euro. Pranimi i parave nga ana e asistentit, që ka thyer kodin e FIFA-s, natyrshëm është pasuar menjëherë me përjashtimin e tij nga lista e atyre që ishin përgatitur për të udhëtuar drejt Rusisë. Federatës keniane nuk i mbeti tjetër veçse të pranonte vendimin, madje pa e apeluar atë.

41 vjeçari Marwa që ishte një nga katër asistentët afrikanë të përzgjedhur për Botërorin Rusi 2018, do të duhet zëvendësuar. Mësohet se profesioni i asistentit është ai i mësuesit të fizikës dhe kimisë në një shkollë të mesme, por të cilit tashmë nuk i dalin llogaritë. Për shkak të 500 eruova të pranuar në formë korrupsioni, asistenti Marwa ka hequr dorë nga 20 mijë euro që ishte kuota e pjesëmarrjes në Botëror, pa llogaritur përfitimet ekstra për çdo ndeshje që do të asistonte.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “Shpërthen” festa në “Fadil Vokrri”, ylli Muriqi ndëshkon me kokë Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Roma nuk e lëshon Nicolo Zanilon, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

“FITIMI I TRIPLETËS ME INTE ISHTE FANTASTIKE”/ Mourinho zbulon: Nuk mund t’i thoja jo klubit…

Delo.autor

Leave a Comment