Futboll Sport

“SPANJA KA QENË E JASHTËZAKONSHME PËR VITE ME RADHË”/ Trajneri Mancini: E padrejtë që nuk kemi…

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës gjysmëfinale të Euro 2020 që të kaltrit do të zhvillojnë ndaj Spanjës në “Uembli”. Në prononcimin e tij, trajneri që i ka surprizuar të gjithë këtë Europian, me stilin e lojës të skuadrës italiane.

Gjatë konferencës Mançini nuk zbuloi shumë rreth formacionit, por la të nënkuptohet se në qendër të mbrojtjes do të jetë Kielini dhe Bonuçi, edhe pse ky i fundit doli në konferencë për shtyp. Për çdo të papritur ai ka edhe Acerbin me Bastonin në dispozicion. Duket se dyshimi i vetëm është ai mes Kiezës dhe Berardit, me juventinin që duket në pole position.

“Do të jetë e vështirë. Spanja është e ndryshme nga Belgjika. Spanja ka qenë e jashtëzakonshme për vite me radhë. Tani ka pasur ndryshime dhe ata janë më të rinj. Kanë edhe një trajner të mirë dhe lojtarë shumë të mirë. Nuk do të jetë aq e thjeshtë: do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme.

Edhe unë jam i tensionuar kur afrohet ndeshja. Së pari duhet të jesh I ftohtë për të bërë sa më pak gabime të jetë e mundur. Pastaj kjo është bukuria e këtyre ndeshjeve.

Është e padrejtë që nuk ka tifozë nga Italia dhe Spanja. Sa u përket kritikave për Imobilen, ai është ndër ata që kanë shënuar më shumë në vitet e fundit. Dhe në një Kupë Bote ose një Kampionat Evropian, më i kritikuari zgjidh shpesh ndeshjen dhe turneun.

Për shumë vite është thënë se Kielini dhe Bonuçi janë më të mirë, por duhet ta demostrojnë nesër se janë më të mirët çdo here”, u shpreh Mançini.

Related posts

SARRI E LA NË “SHTËPI”/ Reagon Ronaldo: Jam i përqëndruar për…

F.autor

NISI EPOKËN TEK INTER ME “POKER”/ Ja ëndrra e Contes para mbylljes së merkatos

Delo.autor

Antonio Conte: E ardhmja? Më intereson diçka tjetër…

Sadik.Autor

Leave a Comment