Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus, gati një tjetër goditje në merkato falë Mendes

Pas marrëveshjeve të arritura për të marrë në Torino Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo, Juventus mund të kthehet të bashkëpunojë me menaxherin Jorge Mendes në merkato.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Mendes dhe drejtuesit e e “Zonjës” do të takohen së shpejti. Një vizitë thjeshtë miqësore, por, siç ndodh shpesh, sidomos në prag të merkatos së dimrit, është e lehtë për të hedhur bazat për një transferim të mundshëm në të ardhmen. Mesa duket midis Mendes dhe Paratici-t është folur edhe rreth Ruben Neves.

21-vjeçari, ylli i mesfushës së Wolverhampton, ndiqet nga Juventus që nga koha kur luante tek Porto. Lojtari tashmë është protagonist ne kombëtaren e tij dhe Mendes do të donte që ai ta tregonte veten në një klub të madh europian. Për këtë arsye, duket se Juventus-i është ekipi i duhur.

Në këto momente, janë të pakta alternativat në mesfushën e Juventusi-t, për shkak të dëmtimeve të Khedira dhe Emre Can. Objektivi i parë mbetet gjithmonë kthimi i Pogba, por hipoteza e Ruben Neves nuk duhet të përjashtohet, edhe pse është më i arritshëm se francezi në merkaton e janarit.

 

 

Related posts

GATTUSO NË ALARM/ Nuk ka “mëshirë” për Higuain: Konfirmohet pezullimi i sulmuesit të Milanit

Isa.Autor

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG pëson humbjen e parë në këtë sezon nga Rennes

Delo.autor

ZYRTARE/ Gareth Bale “harron” golfin, prezantohet me ekipin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment