Futboll Sport

IRONIA DHE INJORIMI/ Mourinho: Casillas mashtron, në fshehtësi është më i miri!

“Mendoj se po të më ndodhte sërish, do ta kapja demin prej brirësh dhe do të përballesha me Mourinhon. Në atë moment zgjodha të qëndroj në heshtje, sepse menova se ishte mënyra më e mirë për të nderuar vlerat e Real Madrid. Në ditët e sotme, asnjër nuk ka folur për tjetrin, është më mirë ta harrosh fare”. Ishin këto fjalët e rënda të përdorura nga portieri Iker Casillas, një legjendë që la gjurmë te Real Madrid, teksa kujton marrëdhënien e tij të acaruar me Jose Mourinho, në momentet kur “Special One” zbarkoi në Madrid.

Por përgjigja e trajnerit portugez nuk ka vonuar, madje edhe ironia dhe injorimi brenda saj në nivelet e pritshme të “Special One”. “Kjo intervistë duket se është e dikujt që është në përfundim të karrierës. Por, sa për personin tim, kur thotë se nuk më ka përballur kurrë, kjo nuk korespondon me të vërtetën. Më ka përballur dhe e ka bërë gjithmonë në mënyrën në të cilën nuk ka asnjë që ta bëjë më mirë se ai, në fshehtësi!”, deklaroi Mourinho për “A Bola”.

Related posts

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Garat sprint një sukses, ja objektivi për vitin 2022

Delo.autor

De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100

Sadik.Autor

E ARDHMJA E SAMPDORIAS BËHET AMERIKANE/ Pronari i ri emëron për president të klubit legjendën…

Delo.autor

Leave a Comment