Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk e ka harruar akoma skuadrën e Milanit. Suedezi është akoma i apasionuar pas skuadrës kuqezi dhe nuk e fsheh një rikthim të mundshëm në Seria A te një nga skuadrat ku ai ka kaluar një nga periudhat më të mira të karrierës se tij.
‘’Që Milani më pëlqen, nuk është një sekret, por nuk mund them që do të rikthehem ose jo me bindje të plotë.’’ Gjigandi suedez e ka mbyllur me lëvdata për klubin milanez duke thënë se ai klub i ka sjellë buzëqeshjen që e kishte humbur ne kohën kur ishte te skuadra e Barçës.