Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

QATAR 2022/ Rikthime dhe mungesa, Hungaria mban shpresat te veteranët kundër Shqipërisë

Ndeshja e 9 tetorit mes Hungarisë dhe Shqipërisë mund të jetë vendimtare për përfaqësueset në rrugëtimin e tyre drejt Botërorit 2022. Ndaj trajnerët e të dy skuadrave po kërkojnë çdo lloj ndihme të mundshme për këtë sfidë, që të kenë sa më shumë elementë cilësorë në dispozicion.

Marko Rosi, trajneri i Hungarisë, duke marrë parasysh mungesat e lojtarëve të dëmtuar si Adam Szalai, Kevin Varga apo Gergo Lovrençiç, ka vendosur të kthejë në ekip emra që kanë koha pa luajtur me përfaqësuesen.

Balint Veçsei, mesfushori i Ferencvarosh, është emri më i njohur, pasi do të kthehet në ekipin kombëtar pas 7 vitesh mungesë. Bashkë me të në listë janë edhe Filip Holender, Zsolt Nagi dhe Loik Nego. Për Nagi, kthimi në përfaqësuese vjen pas thuajse dy vitesh dhe shihet si një lojtar i cili do të rivalizojë për një fanellë titullari në krahun e majtë të mbrojtjes.

LISTA E HUNGARISË

PORTIERË: Adam Bogdan (FTC), Dibush Denis (FTC), Peter Gulaçs (RB Lajpcig)

MBROJTËS: Bolla Bendeguz (Grasshoppers), Endre Botka (FTC), Atila Fiola (Mol Fehervar), Akos Keçskes (FK Nizhni Novgorod), Adám Lang (Omonia), Zsolt Nagi (Pushkash Akademi), Loik Nego (Mol Fehervar), Uilli Orban (RB Lajpcig)), Atila Szalai (Fenerbahçe), Tamas Mark (Slask Vroclavë)

MESFUSHORË: Riç Dániel (Filadelfia Union), Laszlo Klainhaisler (NK Osijek), Adam Nagi (Piza), Andras Shafer (FC DAC 1904), Dominik Szoboszlai (RB Lajpcig), Balint Veçsei (FTC)

SULMUES: Janos Hahn (FC DAC 1904), Filip Holender (Partizan Beograd), Nemanja Nikoliçs (Mol Fehervar FC), Roland Sallai (Frajburg), Daniel Salloi (Sporting Kansas Siti), Shon Szabolz (FC Dallas), Roland Varga (Al-Itihad

Related posts

KORONAVIRUSI/ Seria A hedh hapin e rëndësishëm drejt rinisjes, skuadrat që nisin stërvitjet këtë javë

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Takaj konfirmon Koliçin në portë, ja sa do paguhet te Skënderbeu

Delo.autor

Lajm i dyshimtë nga vdekja e Davide Astorit!

Sadik.Autor

Leave a Comment