Futboll Seria A

​Marotta: Po tentojmë në çdo mënyrë transferimin e Can

Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta e ka pranuar se janë në bisedime dhe po tentojnë transferimin e Emre Can

Mesfushori gjerman ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën apo jo.

Për të janë interesuar shumë skuadra, ndër to edhe Juventus, që tashmë e ka pranuar edhe zyrtarisht.

“Emre Can është lojtar që do t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit dhe kjo na lejon të negociojmë me të dhe këtë e kemi bërë”, tha fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Nuk mund të them nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin, por mund të them se ne do të tentojmë gjithçka për ta marrë lojtarin. Natyrisht, duke respektuar edhe dëshirën e lojtarit”, vazhdoi ai.

“Ne po respektojmë Liverpoolin, por, po ashtu po respektojmë edhe rregulloret dhe ligjet”, tha krejt në fund Marotta.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo vendos për të ardhmen. Gati nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me…

Delo.autor

PËRFUNDOJNË 18 VITE VUAJTJE/ Alaves i shkakton humbjen e parë Atletiko Madrid në La Liga

Delo.autor

FATI I KEQ PËRNDJEK “ZIKALTËRIT”/ Spalletti zgjedh zëvendësuesin e Lautaros, ja kush kthehet

Delo.autor

Leave a Comment