Futboll Seria A Sport

KLASIKJA E ÇMENDUR/ 150 mjekë, 9 ambulanca dhe defibrilator në çdo tribunë

Dita e madhe erdhi. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të luajtura në “Bombonera”, ekipet e River Plate dhe Boca Juniors do të përballen sot në ndeshjen e dytë të Libertadores, një ndeshje e madhe e futbollit amerikano-latin dhe atij botëror. Në fushë të gjithë kërkojnë lavdinë, që nuk ka për të qenë e lehtë, por betejë e madhe pritet edhe në shkallët e stadiumit.

Të gjithë shpresojnë që kjo finale të shkojë mirë, pa incidente, por organizatorët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë. Në stadiumin “Monumental” masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, si kurrë më parë. Jo vetëm për sa i përket rendit, ku forcat e policisë do të jenë të shumta brenda e jashtë stadiumit, për të evituar ndonjë përplasje mes tifozerive.

Masa ekstreme janë marrë edhe për sa i përket anës mjekësore. Sipas të përditshmes “Clarin”, për të evituar probleme shëndetësore te tifozët, si të “Millionarios” ashtu dhe të “Xeneizes”, do të ketë një rreshtim ekstra të stafit mjekësor. Në stadium do të jenë 150 mjekë, infermierë dhe transportues, 9 ambulanca dhe në çdo tribunë do të ketë nga një defibrilator. Gjithçka bëhet për të parandaluar donjë incident të mundshëm.

Related posts

PROPOZIMI I BUJSHËM/ Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Delo.autor

MILAN MERR LAJMIN E KEQ/ Ibrahimovic mund të humbasë edhe derbin me Interin në “Coppa Italia”

Delo.autor

Berlusconi: Milan? I duhet një president në Itali

Q.Autor

Leave a Comment