Futboll Premier League

De Gea mban në ‘ankth’ Mourinhon, Reali pret pas derës!

David De Gea duket se po shkon drejt refuzimit të kontratës me Manchester United.

De Gea ka gjasa të shtyjë bisedimet për rinovimin e kontratës me ‘Djajtë e Kuq’, kjo pasi nuk po jep shenja optimizmi që negociatat të rifillojnë për kontratën që skadon në 2019, transmeton Alpenews.

Mourinho e thirri ‘gardianin’ spanjoll për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me të paktën edhe 12 muaj të tjerë por ende nuk ka marrë një përgjigje nga portieri spanjoll.

Vlen të theksohet se për De Gea ka një interesim të fortë nga Real Madrid, i cili e ka kërkuar me ngulm në vitin 2016, kur kontrata e tij u depozitua me vonesë tek Federata Spanjolle, dhe kjo bëri që të rikthehej tek United. /AlpeNews.al/

Related posts

“MENDON VETËM PËR FUTBOLLIN”/ Reja për Kumbullën: E konsideroj lojtar të nivelit të lartë

Delo.autor

Interi kualifikohet në Champions, tek Lazio gjejnë “tradhtarin” e skuadrës

Sadik.Autor

Champions League/ Gol surprizë në sfidën Manchester City-Basel

Q.Autor

Leave a Comment