Futboll Seria A Sport

INTERI SFIDON JUVEN PËR POGBAN/ Zikaltrit ofrojë SUPER sulmuesin si “pjesë këmbimi”

Inter është gati të sfidojë Juventus për yllin e Manchester United Paul Pogba dhe mund të përfshijë Ivan Perisic për të arritur marrëveshjen. Giuseppe Marotta pritet të bëhet CEO i ri i Inter pasi u largua nga Juventus dhe i është thënë nga pronarët kinezë se do të ketë më tepër liri për të shpenzuar në verë.

Siç raportohet nga Tuttosport, trajneri i United Jose Mourinho është interesuar për Perisic dhe mbrojtësin e Inter Milan Skriniar dhe Marotta mund t’i përdorë si pjesë këmbimi për të mposhtur Zonjën e Vjetër.

Gazeta italiane ka zbuluar se negociatat mes dy klubeve nuk kanë nisur akoma por një transferim mund të bëhet i mundur nëse italianët nuk harrojnë Fair Play Financiar.

Skriniar gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League dhe 23-vjeçari thuhet të jetë një lojtar që Mourinho e kërkon me çdo kusht.

Por edhe Perisic ka qenë në radarët e United gjatë dy viteve të fundit dhe nëse Inter nuk do të preferojë të sakrifikojë Skriniar, sulmuesi kroat mund të përdoret për të ulur çmimin e Pogba.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Partizanit firmos në Portugali, prezantohet te ekipi i ri

Delo.autor

BESON TEK YLLI SHQIPTAR/ Trajneri i Southampton: Broja, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart

Delo.autor

Vjen trofeu numër 23 në karrierë: Eshtë e bukur të jesh 40 vjeç…

Sadik.Autor

Leave a Comment