Futboll Shqipëri Sport

Skënderbeu kënaqet me pak, Tirana sheh rezultatet pozitive dhe nderon Partizanin

Ka përfunduar në barazim 1-1, ndeshja e radhës e Superligës mes Tiranës dhe Skënderbeut. Një ndeshje e mbushur me ritëm, raste por dhe shumë gabime nga të dyja krahët, të cilat në fund bën që ekipet të ndanin vetëm nga një pikë mes tyre.

Një pjesë e parë spektakolare ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 14 të kampionatit. Bardheblutë kërkojnë që në minutat e para të ndeshjes të gjejnë avantazhin, duke prodhuar shumë aksione, të cilat në shumicën e rasteve ndalen nga mbrojtësit kundërshtar. Kështu nga minuta e gjashtë deri në të dhjetën, skuadra bardheblu fiton katër goditje këndi, të cilat nuk shfrytëzohen si duhet nga ekipi vendas.

Deri në minutën e 21` loja është e gjitha nën kontrollin e Tiranës, futbollistët e së cilës dominojnë ndeshjen, por egoizmi i bën të gabojnë para porte. Daja dhe Greca shpërdorojnë dy mundësi në minutën e 19` dhe 21, ndërsa më pas kundërpërgjigjet Skënderbeu me Krasniqin, Gripshin dhe Bregun.

Korçarët rrisin presionin dhe në pak minuta kryejnë disa goditje këndi, të cilat gjithashtu nuk sjellin asgjë para porte. Goli i avantazhit do të vinte në minutën e 36`, teksa Gripshi në aksion e sipër rrëzohet jashtë zone. Faull dhe goditje dënimi për Skënderbeun, që ekzekutohet nga Bregu.

Ky i fundit sheh Bruno Ditën, që gjendet para portës i harruar nga Atinga dhe Hoxhallari. Kështu futbollisti korçar dërgon topin në rrejtë me lehtësi dhe i jep avantazhin 1-0 skuadrës së tij. Reagimi bardheblu vjen një minutë para përfundimit të ndeshjes. Greca merr një top në zonë dhe afrohet te porta e Teqjes, ky i fundit hidhet për të pritur topin që shkon në këmbët e Sentamu. Sulmuesi afrikan shtyn drejtë rrjetës dhe vendos barazpeshën në fushë.

Me rinisjen e pjesës së dytë, Skënderbeut hidhet në sulm. Krasniqi gjuan fortë por Abibi ndal topin që mbetet në zonë, ndërsa Albi Doka e dërgon në fundore, por për pak sa nuk shkakton autogol. Pas gjuajtjes nga këndi topi fitohet nga lojtarët e Tiranës, të cilët nisin Grecën në kundërsulm, por ky i fundit ndalet nga mbrojtja e miqve.

Pjesa e dytë është fotokopje e së parës sa i përket ritmit të lojës. Tirana është ajo që kontrollon topin dhe krijon rastet, por gabimet individuale janë ato që nuk lejojnë përfundimin e topit në rrjetë. Ndërkohë që Skënderbeu kujdeset shumë në prapavijë, duke mos lejuar depërtimin e sulmuesve bardheblu.

As zëvendësimet e kryera nga të dy trajnerët nuk ndryshojnë gjë në fushë. Madje pas minutës së 75` ritmi i lojës ulet ndjeshëm. Loja bëhet e vakët dhe rastet janë të pakta, ndërkohë që gabimet shtohen nga lojtarët e të dy ekipeve. Me pikën e fituar sot, Skënderbeu mbetet në vendin e dytë në renditje me 30 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë me 11 pikë. Javën e ardhshme Tirana luan derbin kundër Partizanit ndërsa Skënderbeu luan kundër Teutës.

Related posts

EMPOLI – INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren për t’iu afruar Napolit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PSV-ja vazhdon marshimin, fiton Ajaxi, shkëlqen Kluivert Jr

Q.Autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment