Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes nuk ndalet as në Monza, Vettel përfundon i parafundit!

90 minutat e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, garë që do të zhvillohet ditën e diel në Monza, kanë qenë katastrofike për Ferrarin. Asnjë nga dy pilotët e tij nuk arriti të hyjë në “top-10”.

Charles Leclerc u klasifikua në vendin e 11-të, ndërsa Sebastian Vettel u rendit në vendin e 19-të, i parafundit. Pas tij u rendit vetëm Nicholas Latifi me Williams. Koha e Vettel ishte 2.2 sekonda më e avashtë se ajo e Valtteri Bottas, që me Mercedes dominoi provat e lira.

Finlandezi dha kohën 1’20”703, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Ndërsa i treti u rendit Max Verstappen me Red Bull, por me 8 të dhjetat më i avashtë. Pra, edhe në Monza do të shohim një dominim të Mercedes, ndërsa Ferrari zhytet edhe më shumë në krizë.

Related posts

Humbet buzëqeshja në kampin korçar, te Skënderbeu kanë probleme me…

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK MILAN PAS 7 VITESH/ Ibrahimovic “çmend” rrjetet sociale me “memet” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA KUNDËR BAYERNIT/ Mesfushori i Liverpoolit merr pilulë përpara sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment