Futboll La Liga Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Dani Alves: Tek BARÇA isha MAGAZINIERI për këpucët dhe…

Si gjithmonë protagonist, Dani Alves, jo vetëm në fushë me performancat dhe sukseset e shumta sportive, por edhe jashtë saj, në jetën private dhe në rrjetet sociale. Kësaj here braziliani ka bërë bujë me rrëfimin e tij për “Sportbible”, në të cilin e krahason veten e tij me magazinierin e Barcelonës. Me rastin e prezantimit të dokumentarit “Merr topin, paso topin”, Alves nuk është kursyer me komplimentet për personazhin me të cilin ka qenë më i lidhur te Barça, Guardiolan.

“Kam punuar me një gjeni. Është kjo ajo që mendoj për Guardiolan, dhe nuk do të ndal kurrë së menduari. Kam patur kënaqësinë që të punoj me një gjeni, një burrë që sheh gjërat përpara se ato të ndodhin dhe i aftë që të implementojë mentalitetin e tij te futbollistët”, deklaroi braziliani Dani Alves, që tani luan te PSG.

“Roli im në atë skuadër ishte si ai i magazinierit. Magazinieri është përgjegjës për këpucët, palestrinat dhe uniformat. Pa këto gjëra nuk mund të luash. Ishte ai roli im. Pa mua nuk mund të luhej, as në fushë dhe as jashtë saj. Pa mua, ajo çmenduri pozitive do të kishte munguar. Ajo ishte përgjegjësia ime, të sillja pak çmendur në skuadër. Atë ndjenjë lumturie, miqësie… pra konsiderohesha pak si magazinier i Barcelonës. Jo aq i rëndësishëm sa disa futbollistë, por pa mua, nuk do të kishte ndeshje, sikurse nuk mund të zbritet në fushë lakuriq, shokët e mi të skuadrës nuk do të mund të kishin luajtur pa mua”, tregoi Dani Alves kur u pyet në lidhje me rolin e tij te blaugranat.

Related posts

ANÇELOTI FLET “PËRÇART”/ Nuk e dimë kush i gjykon ndeshjet

Delo.autor

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Cassano: Nuk mund ta shoh Messin larg nga “Katalanasit”

Delo.autor

TUCHEL SFIDON PSG/ Klubi rrezikon të përçahet nga mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment