Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Fitojnë betejën me klubet e Superiores, Bylisi akord me sulmuesin brazilian

Bylisi ka treguar në fazën e parë se ka pasur një grup të konsoliduar, por me sa duket, drejtuesit janë të angazhuar në merkaton e janarit për ta pasuruar më shumë përbërjen dhe cilësinë.

Një nga emrat e piketuar si afrim është sulmuesi brazilian Rafael Barbosa.

23-vjeçari ka qenë ndër më të spikaturit te peqinasit në pjesën e parë të kampionatit, ku ka shënuar edhe 6 gola.

Falë paraqitjes së tij, Barbosa ka qenë në “menynë” e disa ekipeve në këtë merkato dimri, madje thuhet se Egnatia u vu në lëvizje për ta marrë sulmuesin.

Por ballshiotët, me sa duket, janë treguar më konkretë, pasi i kanë parakaluar rrogozhinasit dhe pritet që ta bëjnë të tyre brazilianin.

Bylisi kërkon që të komandojë kampionatin deri në fund dhe drejtuesit gjetur akordin duke e bërë të vetin sulmuesin brazilian që ka spikatur në Kategorinë e Parë.

Bylisi ka fituar betejën për Barbosën me skuadra të Superiores, si Laçi dhe Egnatia, që dëshironin ta bënin të tyrin brazilianin. Pritet që klubi ta zyrtarizojë në ditët e ardhshme Rafael Barbosën.

MIQËSORET – Bylisi ka piketuar një miqësore, që do ta luajë në prag të startit të fazës së dytë dhe në kuadër të fazës përgatitore dimërore.

Ballshiotët, si për të treguar se vërtet janë një ekip me pretendime madhore, kanë menduar të testojnë veten me më të fortët e Superiores.

Në të tilla kushte, kundërshtari i parë në ndeshje miqësore do të jetë Tirana. Por, veç bardhebluve, të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri mund të luajnë edhe me ndonjë ekip fqinj, si Apolonia, Tomori apo Flamurtari.

Testi me bardheblutë do të luhet në fundjavë në kryeqytet.

Related posts

NGA TAKTIKA E GABUAR TEK INSTIKTI “VRASËS”/ “Bild” analizon Europianin zhgënjyes të Gjermanisë

Delo.autor

RRËFEN NJË EPISOD ME CR7 TEK JUVENTUS/ Sulmuesi Vrioni: Ronaldo më mori mënjanë, më tregoi diçka që nuk…

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Milan dhe Udinese ndajnë pikët në “San Siro”, përfiton Inter

Delo.autor

Leave a Comment