Futboll La Liga Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Lojtarët e BOCËS nuk marrin frymë. Shtyhet sërish klasikja (FOTO+VIDEO)

22:15 | Gonzalo Lamardo, bashkë me lojtarin tjetër Perez, ka pësuar dëmtime në sy.

dd8ec4ee-e30c-4025-a596-2522fa67fc1c

21:55 | Tjetër takim mes drejtuesve, ku gjendet edhe një nga doktorët që vizitoi lojtarët e Bokës. Qëllimi i tyre është i qartë, nuk duan ta luajnë ditën e sotme këtë takim, pasi sipas tyre është e pamundur në kushte të tilla.

21:52 | Merret një tjetër vendim nga federata e CONMEBOL-it. Ndeshja do të nisë në orën 19:15(23:15 me atë shqiptare)

21:50 | Gjendja e lojtarëve të Bokës në dhomat e zhveshjeve

21:39 | Stadiumi është plot me tifozët e Riverit, por edhe nuk dihet nëse ndeshja do të nisë në orën 22:00, edhe pse më parë u mor vendimi për këtë.

21:24 | Edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino është i pranishëm në stadiumin Monumental.

21:22 | Foto e lojtarit Pablo Perez, transportuar në spital pas sulmit.

3178d040-a3a2-42dc-b8d9-95ddecd2378c

21:21 | Edhe tek Riveri duket se janë dakord që takimi të shtyhet. Trajneri Marselo Gajardo ka informuar drejtuesit se nuk mund të luhet në këto kushte.

21:19 | Gjendja e autobusit të Bokës, që u godit nga tifozët e Riverit.

f8879013-094b-4317-abbb-ac02eb3592af

21:15 | Zëvendës presidenti i klubit të Bokës, e bëri të qartë se pozicionimi i klubit është që ndeshja të mos luhet ditën e sotme.

21:14 | Karlos Tevez, Fernando Gago, Julio Bufarini, Agustin Almendra, Nahitan Nandez dhe Dario Benedeto janë lojtarët e Bokës që filluan të villnin në dhomat e zhveshjeve pas aksidentit me gaz lotsjellës.

PËRDITËSIM/ Kaosi para ndeshjes, merret vendimi për klasiken mes Riverit dhe Bokës

Pas kaosit të krijuar para ndeshjes së dytë finale, mes River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit, për Kupën Libertadores, drejtues të të dyja ekipeve, në prani edhe të drejtuesve të CONMEBOL-it, u mblodhën për të marrë një vendim për zhvillimin e këtij takimi, pasi nga ana e Bokës pretendohej se ishte e pamundur të luhej ato kushte.

Tashmë është vendosur që takimi të nisë një orë me vonesë, pra në orën 22:00 me atë shqiptare. Ndërkohë, raportohet se Pablo Perez i Bokës, është transportuar në spital, pas disa të çarave pranë syrit, të shkaktuara nga xhami i thyer i autobuzit.

Në stadiumin “Monumental” gjenden 2 mijë policë, për të shmangur përplasjet, edhe pse ka vetëm tifozë vendas.

C_29_fotogallery_1023588__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image

Do të luhet sot në mbrëmje akti i dytë i finales së Superklasikos midis skuadrës së River Plejt dhe Boka Xhuniors. Ndërsa për vetë dinamikën që ka kjo ndeshje, raportohet se kanë filluar shumë shpejt dhe acarimet e tifozëve.

442187_TS_24-11-18_9436728541_

Kanë qenë ata të River Plejtit ata të cilët kanë goditur me gurë dhe me tymuese autobusin e Boka Xhuniorsit. Disa prej lojtarëve nuk janë ndjerë mirë pas këtij sulmi, ndërsa për t’u theksuar është fakti se lojtari Karlos Tevez ka vjellë pas asfiksimit nga tymueset.

boca-juniors-vs-river-plate-1-759

Ndërsa edhe shoferit të autobusit i ka rënë të fikët. Kujtojmë se ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave përfundoi në shifrat e barabarta 2 me 2.


Related posts

“NUK JAM PENDUAR QË KALOVE TEK JUVENTUS/ De Ligt i përgjigjet Kluivert: Është thjesht një…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Javë zhgënjyese për Barça e Real, fitojnë Milano dhe CSKA Moskë

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i PSG-së nuk ndalet, në moshën 40-vjeçare fillon aventurën e re

Delo.autor

Leave a Comment