Futboll Seria A Sport

BESOJNË TEK MREKULLIA/ INTERI “zbulon” Keitan dhe rikthehet te fitorja

Inter është rikthyer te fitorja pas hapit flas ndaj Atalantas para dy javësh duke mposhtur bindshëm Frosinone-n me rezultatin 3-0. Skuadra e Spalletti-t dominoi përgjatë 90 minutave dhe meritoi fitoren që i ngjit në vend të dytë me pikë të barabarta me Napolin, por me një ndeshje më shumë.

Inter e nis mirë ndeshjen dhe gjen golin e avantazhit që në minutën e 10-të me Keita Balde. Ish-sulmuesi i Lazio-s merr topin në zonë, driblon kundërshtarin dhe godet bukur duke mposhtur portierin. Ky është goli i parë i Balde me fanellën zikaltër. Inter vazhdon t kontrollojë ndeshjen, por ka krijuar mundësi të tjera shënimi ndërsa miqtë nuk mundohet t’i shkaktojnë asnjë dëm Inter-it gjatë pjesës së parë. Pas pushimit Inter gjen golin e dytë me zëvendësuesin e Mauro Icardi-t, Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas godet bukur topin me kokë brenda zonës duke dyfishuar rezultatin.

Ky ishte goli i qetësisë për vendasit, të cilët nuk e ulën ritmin dhe vazhdonin të krijonin mundësi pas mundësie për të shënuar, por që nuk shfrytëzohen siç duhet nga sulmuesit. Në minutën e 81’ erdhi goli i tretë i takimit nga Keita. Politano jep një top të bukur për sulmuesin që futet brenda zonës dhe bën një goditje tipike për të mposhtur portierin. Inter fiton dhe ruan hapin e Juve-s.

Related posts

NGA FRANCK RIBERY TEK RONALDO/ Ja kush është lojtari më i pasur dhe më i varfër në Serie A

Delo.autor

NDESHJA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Zidane: Duhet të marrim 3 pikët, kemi shansin të tregojmë që jemi një skuadër…

Delo.autor

PAMJET/ Një Rolls Royce 300 mijë paund, shikoni reagimin e Ronaldos pas dhuratës që i bëri Xhorxhina për Krishtlindje

F.autor

Leave a Comment