Futboll Kategoria Superiore Sport

“NJË BIE DHE 100 NGRIHEN”/Skënderbeu lë me “PASOJA” Tiranën, humbet sulmuesin për derbin

Bedri Greca ka humbur përfundimisht derbin e radhës me Partizanin. Lojtari anësor ka marrë dje kartonin e katërt të verdhë dhe kështu nuk do të ketë mundësi të luajë në këtë sfidë.

Për Tiranën, kjo është një humbje e madhe, pasi pothuajse të gjithë golat e bardhebluve vijnë nga këmbët e tij. Për Tiranën rrezikojnë për arsye kartonësh, Marvin Turtulli, Eni Imami dhe Dejan Blazhevski. “Një bie dhe 100 ngrihen”. Gjithsesi, trajneri Ardian Mema do të ketë në dispozicion më në fund grupin e plotë. Dejan Blazhevski do të jetë gati për sfidën e së premtes, ndërkohë që Dorian Kërçiku është gati për të luajtur nga minuta e parë.

Majkëll Ngo, Sedat Berisha dhe Gentian Muça dje janë aktivizuar për sfidën që bardheblutë e Tirana B luajtën në Kategorinë e dytë, por që humbi me Gramshin. Namdi Oduamadi është i vetmi futbollist, i cili mungon te Tirana për arsye dëmtimi.

Related posts

DËSHTIM TOTAL/ Në Angli sugjerojnë dy emra për të zëvendësuar Mourinhon

Isa.Autor

RINOVON KONTRATËN ME ARSENAL/ Mesfushori Xhaka: Këtu ndihem në shtëpinë time, jam vërtet krenar që…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Tiranës merr drejtimin e skuadrës në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Leave a Comment