Futboll La Liga Sport

AKUZAT PËR DOPING/ “ALARMOHET” Ramos: S’kam shkelur asnjë rregull, do të marr masa

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka mbrojtur veten nga akuzat për doping, pas lajmeve të fundit se mbrojtësi spanjoll kishte dështuar t’i kalonte testet e dopingut në dy raste.

Pas humbjes së turpshme të Real Madridit 3-0 ndaj Eibarit të shtunën në mesditë, Ramos foli për gazetarë duke insistuar se asnjëherë nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme.

“Natyrisht, do të marr masa, sepse po tentojnë të ma njollosin emrin dhe statusin tim. Për 15 viteve asnjëherë nuk e kam refuzuar asnjë kontroll të dopingut dhe ata që i vënë dokumentet në tavolinë e dinë se unë nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme”, tha Ramos.

“Për një kohë të gjatë jam i lumtur dhe po e shijoj karrierën time, dhe kushdo që ka problem me këtë mund të pirdhet. Është çështje e komplikuar, por ekipi im ligjor do të dalë kundër këtyre akuzave, siç bëri Real Madridi dhe UEFA dje”, shtoi ai.

“Gjatë karrierës sime profesionale i kam bërë 300 kontrolle dhe kurrë nuk e kam shkelur asnjë rregull”, insistoi ai.

Related posts

DOMINOJNË TOTALISHT NË “LORO BORIÇI”/ Vllaznia merr 3 pikë të merituara ndaj Apolonisë

Delo.autor

KAOSI TEK GJIROKASTRITËT/ Luftëtari me formulë të re, Gentian Mezani ”shkund” lojtarët

Isa.Autor

DOLI NGA FUSHA E LOJËS/ Pas kësaj videoje nuk do ta urreni më Neymarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment