Formula 1 Sport

Red Bulli futet midis Ferrarit dhe Mercedesit, shtrëngon duart me Hondan

Skuderia austriake e RedBullit do të ndryshojë bashkëpunëtor nga sezoni i ri. Ata do të bashkojnë forcat me homologët japonez të Hondas duke mbyllur përfundimisht kapitullin 12-vjeçar me francezët e Renault. Red Bull ka humbur ndjeshëm potencialin për të fituar tituj për pilotë dhe konstruktorë që nga vitit 2013 duke u iu përulur hegjemonisë së Mercedesit.

Lajmin për partneritetin e ri e ka deklaruar publikisht zyrtari i austriakëve Christian Horner. “Kjo marrëveshjee re disa-vjeçare sinjalizon një fazë të re emocionuese për Red Bull Racing për të konkuruar për fitore në gara dhe tituj kampion”, deklaron Horner.

Kjo marrëveshje është pritur me lumturi nga presidenti i Hondas Takahiro Hachigo, i cili ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do t’u dyfishojë fuqitë për të kaluar me sukses çdo sfidë.

 

Related posts

PAS FITORES SË “FINALES” NDAJ LAÇIT/ Mema: Kërkova gjakftohtësinë, për vitin tjetër kam një…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi i Premier League vatër e “nxehtë”, anullon stërvitjet dhe rrezikon ndeshjen…

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Dëshironi të bëheni MILIONERË sot, luani këto SUPER ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment