Futboll Seria A Sport

ZBULON PROBLEMIN E ZIKALTËRVE/ Spalletti: Ja çfarë na duhet për të qenë Interi i “TRIPLETËS”

Ndryshimet në skuadër që trajneri Luciano Spalletti aplikoi në ndeshjen ndaj Frosinone funksionuan, një sinjal që edhe lojtarët e aktivizuar më pak janë në formë dhe gati të zëvendësojnë titullarët, siç ndodhi në sfidën e fundit në Serinë A, fituar 3-0 nga ekipi zikaltër. “Reagimi në këtë sfidë ishte i rëndësishëm dhe pozitiv, pasi vinim nga humbja në Bergamo. Të rinjtë që luajtën në këtë sfidë u treguan të aftë të zëvendësojnë lojtarët e tjerë dhe ky është një sinjal pozitiv”, tha Spalletti.

“Tani duhet të rritemi edhe në Europë, pasi përpara na presin gara të vështira në Champions League, ku duhet të fitojmë me çdo kusht. Jemi përmirësuar, por na duhet vijueshmëri në rezultate, për të evituar ato “black out”, si ai ndaj Atalantës dy javë më parë. Nuk mund të kalojmë një një ndeshje e keqe si ajo në Bergamo në një sfidë të mirë si kjo ndaj Frosinone. Duhet të jemi gjithnjë Inter”, u shpreh trajneri zikaltër, që falënderon edhe 63 mijë tifozët e pranishëm në “San Siro” për të mbështetur ekipin.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Herrera i “mbyll derën” Romës, ja klubi i ri i Meksikanit

Isa.Autor

Haxhi Krasniqi shpallet kampion evropian në EBU, mposht rusin Kashtanov

Sadik.Autor

NJIHET PËR GAFAT FATALE/ Mundësi e artë për Karius, do të kthehet në portë nga minuta e parë

Delo.autor

Leave a Comment