Futboll Seria A Sport

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Chiellini zbulon SULMUESIN më të FORTË në zonën e 16 metrave

Kapiteni Juventusit, Giorgio Chiellini ka cilësuar sulmuesin e Inter-it, Mauro Icardin si kundërshtarin më të fortë. Mbrojtësi u shfaq arrogant ndaj Icardit në derbin e së premtes, por në fakt ka shumë respekt për argjentinasin.

“Sipas mendimit tim, Icardi është sulmuesi i dytë më i mirë që kam hasur nga pika penalltisë,”-ka thënë Chiellini për “DAZN”. “Ai të shpërqendron, ndaj duhet të kesh vëmendjen gjatë gjithë kohës. Unë kam njohur vetëm një që është më i mirë se ai, por ai po luan me mua këtë vit,”-me këtë Chiellini nënkupton Ronaldon.

Më tej Chiellini është ndalur te fati i ekipit të tij, kur është pyetur nëse kanë defekte.

“Ka disa, si përshembull barazimi me Genoan. Këto ishin pa dyshim dy pikë të hedhura, me gjithë respektin që kam për Genoa-n, ne nuk mund të lejojmë të na ikin pikët kështu.” “Ne gjithashtu kemi qenë 1-0 deri afër fundit shumë herë. Ka rezultuar gjithmonë pozitive falë sjelljes sonë, por ndaj Manchester United ne paguam për të. Dua të them 1-0 është rezultat perfekt deri në minutën e 60-të, pastaj duhet të shënosh të dytin që të menaxhosh gjërat më mirë.”

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari në kaos, Leclerc në Barcelonë zhvilloi dy xhiro pa rripin e sigurisë

Delo.autor

SFIDA E VËSHTIRË E VALVERDES/ Trajneri ka shumë probleme me Barcelonën

Isa.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Zenit barazon ndaj Interit, tjetër supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment