Futboll La Liga Sport

NDARJA NË “PAQE”/ Valverde: Dembele ka disa gjëra që lojtarët e tjerë nuk i kanë

Barcelona i ka shpëtuar humbjes në minutat e fundit të takimit me Dembele që ka shënuar golin e barazimit ndaj Atletico Madrid këtë të shtunë. Pas takimit Ernesto Valverde ka dashur të veçojë disa cilësi të lojtarit të tij duke thënë:

“Është e vërtetë që ishte deçisivë dhe që ka vazhdueshmëri pasi po luan shumë dhe në një skuadër si kjo të duhet gjithçka. Dembele ka gjëra që të tjerët nuk i kanë, vetëbesim, gjuan me të dy këmbët, personalitet dhe talent. Ai përmendet sepse na ka dhënë shumë.”

Por nuk është mjaftuar me kaq Valverde dhe ka vijuar me fjalët e mira për Dembele.

“Është lojtar i mirë dhe me shumë talent, edhe pse nuk e thirrëm për ndeshjen e fundit, ai ndihmoi këtë ekip pasi është lojtar i mirë dhe pritshmëritë janë të larta.”

“Nuk e di kush do të jetë rivali kryesor në La Liga, por me siguri Atletico Madrid është një ndër rivalët kryesor, për ligën, kupën dhe Champions League. Duhet të kuptojmë vështirësitë që hasëm ndaj Atletico-s”

Rezultati në shifra të barabarta e mban Barcelonën në krye të klasifikimit, e ndjekur nga Atletico me një pikë më pak.

Related posts

OPINION NGA STEFAN EFFENBERG/ Mbaron 0-0, me penallti fiton Gjermania 5-4

Delo.autor

ZYRTARE/ Realizoi vetëm një gol në Superiore këtë sezon, sulmuesi prezantohet te klubi jashtë vendit

F.autor

FOTO/ Një menaxher korean ndjek Gurin nga afër, Gjici nuk e lëshon pa 1 milion euro

Sadik.Autor

Leave a Comment