Futboll Sport

TITULLAR DHE VENDIMTAR TE VENEZIA/ Vrioni: Kemi luajtur si skuadër e madhe

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, ka luajtur si titullar ditën e djeshme me Venecian, duke dhënë asistin e golit të parë dhe ndihmuar në golin e dytë, në fitoren 2-1 të skuadrës së tij kundër Breshias.

19-vjeçari, që prej kohësh nuk ishte aktivizuar si titullar, arriti të bëhej pjesë e skuadrës së drejtuar nga Valter Zenga, duke bindur këtë të fundit në ndeshjen e djeshme në Serinë B.

Si protagonist i fitores së Venecias, Vrioni ka folur pas ndeshjes, duke u shprehur se skuadra bëri një ndeshje të madhe. Jam shumë i lumtur për punën që bëm sot, një fitore e madhe në ekip falë formës fizike dhe mentalitetit që kemi.

Tre pikët që morëm sot do të na rrisin moralin. Trajneri Zenga na kërkoi që të përsërisnim të njëjtën performancë, si në pjesën e parë, edhe gjatë pjesës së dytë. Tani dua fitore kundër Foggias”-është shprehur Vrioni.

Related posts

Coutinho: Kosta Rika na vendosi në vështirësi, krenar për atë që dhamë në fushë

Sadik.Autor

I MAHNITUR NGA YLLI I MILAN-T/ Trajneri Southgate: Më kanë bërë shumë përshtypje paraqitjet e tij

Delo.autor

“ISHTE NJË “MARTESË” E CILA…”/ Sarri rrezikon stolin, tifozët tallen me italianin dhe Higuain

F.autor

Leave a Comment