Champions League Futboll Sport

NDESHJA NDAJ TOTTENHAMIT/ Trajneri i Chelseat e ka një këshillë për Interin

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, i ka dhënë Interit një këshillë para ndeshjes së tij ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, duke i bërë thirrje t’i frenojë ata në 30 minutat e parë.

Ish-trajneri i Napolit e pësoi humbjen e parë në Premierligë të shtunën pasdite, pasi Chelsea u mposht 3-1 nga Spurs në “Wembley”.

“Luajtëm dobët ndaj një kundërshtari të fortë”, tha Sarri pas humbjes.

Ndërkohë, Interi do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Tottenhamin të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve dhe humbja do t’ia hapte derën e kualifikimit tutje anglezëve.

“Interi është skuadër e mirë, prandaj shpresoj se nuk do ta ketë qasjen e njëjtë si ne në fillim të ndeshjes. Është më rëndësi ta frenosh Tottenhamin në 30 minutat e parë, sepse në këtë periudhë Spurs janë vërtet të rrezikshëm. Po ashtu, Interi nuk guxon ta humbasë topin në pjesë lojën e vet, sepse Tottenham është ndër skuadrat më efektive në kundërsulme në Evropë”, shtoi ai.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelonën dhe Neymarin i ndan vetëm…gjyqi

Isa.Autor

Manchester United/ Van Gaal kritikon Mourinhon: Po luan futboll të mërzitshëm

Q.Autor

Leave a Comment