Futboll Sport

MIQËSORET/ Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Ekipet e Superiores dhe Kategorisë e Parë po përgatiten për fillimin e kampionatit. Superiorja nis më 17 gusht në takimin e parë që do të luhet ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit prej orës 19:45, superndeshje direkt. Kategoria e Parë nis në shtator.

Thuajse të gjitha ekipet po zhvillojnë përgatitjet dhe kanë zhvilluar ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe përgatitore. Sot do të kemi disa miqësore të tjera interesante. Partizani do të zbresë në fushë kundër Egnatias, prej orës 18:00, në Rrogozhinë.

Nga krahu tjetër, në Fushë-Krujë do të kemi derbin ndërmjet Kastriotit dhe Ilirës. Krutanët dhe fushë-krujasit do të përplasen prej orës 17:00, në stadiumin “Redi Maloku”. Plori kërkon të konsolidojë ekipin e tij, ndërsa tekniku Fatmir Sala do të vëzhgojë futbollistët e provës.

Miqësore interesante do të sjellë dhe Kategoria e Parë, pasi Apolonia do të ndeshet me Bylisin, në Ballsh, prej orës 19:00. Një sfidë që i vlen të dyja skuadrave. Erzeni do të luajë kundër Dinamos prej orës 17:30, në Shijak. Takime interesante si nga Superiorja, si nga Kategoria e Parë.

18:00/ Egnatia – Partizani
17:00/ Ilira – Kastrioti
17:30 / Erzeni – Dinamo

Related posts

MEZINI KËRKON “DIVORCIN” PAS NJË NDESHJEJE/ Trajneri Gjyla: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Delo.autor

VIDEO/ Tmerr në PSG-Lyon, Mbappe pa ndjenja në fushë

Q.Autor

Gjermani-Francë/ Formacionet zyrtare të duelit të madh të Ligës së Kombeve

Isa.Autor

Leave a Comment